Qeveria aprovon në parim kërkesën e Telekomit për huamarrje

Aktuale

Qeveria aprovon në parim kërkesën e Telekomit për huamarrje

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Qeveria në mbledhjen e sotme ka aprovuar në parim kërkesën e Telekomit për huamarrje prej 15 milionë eurosh për projekte investive në këtë ndërmarrje.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ministria ka shqyrtuar kërkesën e Telekomit e cila fillimisht ka qenë 20 milionë euro.

“Kjo kredi do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese dhe përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi”, ka deklaruar ai. Sipas tij, Telekomi ka pasur nevojë për këtë kredi shtesë.

Gjithashtu, qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarjen e mjeteve buxhetore shtesë për projektin “Sanimi i rrëshqitjes në rrugën nacionale N22.3, segmenti Mitrovicë-Jarinje, tek vendi i quajtur ‘Kërrshi i Kaushës’”.

Kryeministri, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se për këtë projekt do të ndahen 300 mijë euro.

Kabineti qeveritar i ka mbështetur edhe propozimet për themelimin e tri ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Në mbledhjen qeveritare është miratuar propozim-vendimi për themelimin e ndërmarrjes publike lokale “Dardana Sh. A. Kamenicë”.

U miratua edhe propozimi për ndërmarrjen “Eko-Llapi Sh.A. Podujevë” si dhe “Eko-Theranda Sh. A.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat