​Shqyrtohet raporti vjetor financiar i RTK-së: Reformimi do të bëhet nga viti i ardhshëm

Aktuale

​Shqyrtohet raporti vjetor financiar i RTK-së: Reformimi do të bëhet nga viti i ardhshëm

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 14:13
Komisioni për buxhet, punë dhe transfer

Komisioni për buxhet, punë dhe transfere edhe në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2022. Nga bordi udhëheqës i RTK-së u tha se ky raport është shumë më i mirë se ai i 2021.

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, paralajmëroi se prej janarit të vitit 2024 do të reformohet dhe ristrukturohet televizioni publik në bazë të planeve dhe strategjisë që janë duke përgatitur.

Duke iu përgjigjur deputetëve opozitarë, ai tha se RTK u jep hapësirë ngjarjeve protokollare në bazë të hierarkisë së institucioneve ndërsa nënvizoi se të njëjtën e ka edhe gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Krahas kësaj ai tha se RTK do të ketë edhe skemën e re programore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat