Mbledhja e Grupit të Kontaktit për Ukrainën në NATO, misioni amerikan fokuson Bashkim Jasharin

Aktuale

Mbledhja e Grupit të Kontaktit për Ukrainën në NATO, misioni amerikan fokuson Bashkim Jasharin

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 11:46
Bashkim Jashari

Në Bruksel sot po mbahet mbledhja e 16-të e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

Komandant i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, i është bashkuar ministrave të mbrojtjes dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë nga gati 50 vende.

Ata janë mbledhur për të diskutuar krizën e vazhdueshme në Ukrainë dhe koordinimin e vazhdueshëm të ngushtë nga komuniteti ndërkombëtar për t’i siguruar popullit ukrainas mjetet e nevojshme për të mbrojtur territorin e tyre sovran.

Misioni amerikan i NATO-s në transmetimin e drejtëpërdrejtë në platformën X ka fokusuar Jasharin.

Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Nga SHBA po merr pjesë Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin, i cili po mban fjalën hapëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat