Szunyog: Pavarësia e sistemit prokurorial është gurthemel i shtetit

Aktuale

Szunyog: Pavarësia e sistemit prokurorial është gurthemel i shtetit

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 17:01
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Szunyog, është takuar me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës Jetish Malokun.

Në takim u fol rreth reformës në drejtësi.

Szunyog tha se kjo duhet të bëhet sipas standardeve evropiane.

“Pata një diskutim konstruktiv me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku. U theksua rëndësia e reformave në drejtësi në përputhje me standardet evropiane dhe ritheksoi se pavarësia dhe llogaridhënia e sistemit prokurorial është një gur themeli i shtetit të së drejtës”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat