“S’përgjigjem në pyetje të budallakafta”, “Keni dalë me deklarata ruse e serbe, turp” / Latifi dhe Hyseni përplasen në debatin për Izraelin e Palestinën

Aktuale

“S’përgjigjem në pyetje të budallakafta”, “Keni dalë me deklarata ruse e serbe, turp” / Latifi dhe Hyseni përplasen në debatin për Izraelin e Palestinën

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 21:30
Latifi dhe Hyseni

Në “Pressing”  po diskutohet lufta Hamas-Izrael, por me fillim të debatit ndodhi një përplasje mes panelistëve.

Profesori Blerim Latifi e Zgjim Hyseni nga PSD kritikuan njëri-tjetrin për qëndrimet rreth luftës që po zhvillohet atje.

Në një moment Latifi i tha Hysenit se nuk i përgjigjet në “pyetje të budallakafta”, pasi paraprakisht Hyseni i bëri atij një pyetje.

Teksa po shpjegonte se si nisi lufta atje, Blerim Latifi u ndërpre nga Zgjim Hyseni.

Zgjim Hyseni: Me u përgjigj nuk e paske n’jet domethënë?

Blerim Latifi: Kush je ti me t’u përgjigj ty. E para e punës nuk përgjigjem në pyetje të budallakfta.

Zgjim Hyseni: Për hirë të muhabetit.

Blerim Latifi: Mos më ndërprej.

Zgjim Hyseni: Të ndërprej dhe mësohu me u sillë më mirë se kurfarë autoriteti nuk je, nëse me studenta sillesh ashtu, keq për ty.

Blerim Latifi: Ti nuk e din si sillem me studenta. Turp është çka keni bë sot, keni dalë me një deklaratë antikombëtare.

Zgjim Hyseni: Ti vec turpin tond kqyre.

Blerim Latifi: Keni dalë me një deklaratë që është e ngjashme me deklaratat ruse, me deklaratat serbe, turp është qa keni bo ju sot si parti.

Zgjim Hyseni: Duhet me të ardhë marre që sta nin për një popull që është i shtypun, për palestinezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat