Mbi dy milionë qytetarë udhëtuan përmes aeroportit “Adem Jashari” që nga fillimi vitit e deri në shtator

Aktuale

Mbi dy milionë qytetarë udhëtuan përmes aeroportit “Adem Jashari” që nga fillimi vitit e deri në shtator

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës përmes një njoftimi publik thotë se është rritur numri i udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari.

Siç thuhet në njoftim, që nga fillimi i vitit e deri në muajin shtator, mbi 2.63 milionë qytetarë kanë udhëtuar për dhe nga ANP “Adem Jashari”.

“Gjatë muajit shtator ka vazhduar rritja dyshifrore prej 20% e trafikut ajror, 304,829 udhëtarë kanë udhëtuar për dhe nga ANP “Adem Jashari”. Gjithashtu, që nga fillimi i vitit e deri në muajin shtator mbi 2.63 milionë udhëtarë apo 14% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak kanë udhëtuar për dhe nga ANP “Adem Jashari”- thuhet në njoftim.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka paraqitur edhe një grafikë ku vërehet dallimi i numrit të udhëtarëve në vitin 2022 dhe 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat