Ambasadorja e Izraelit e falënderon në shqip Kurtin për dënimin e sulmit nga Hamasi

Aktuale

Ambasadorja e Izraelit e falënderon në shqip Kurtin për dënimin e sulmit nga Hamasi

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 17:36
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti që në emër të institucioneve ka dënuar sulmin e sotëm që ndodhi nga grupi terrorist Hamas.

“Ju faleminderit shumë, Shkëlqesia Juaj z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës!”, ka shkruar në shqip, Ziv.

Kurti ka dënuar këtë sulm që deri tash ka marrë jetën e 70 izraelitëve.

“Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”, kishte shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat