Kur mund të vijë opozita në pushtet? Dimal Basha: “Për 15 vjet e kanë të kryme”

Aktuale

Kur mund të vijë opozita në pushtet? Dimal Basha: “Për 15 vjet e kanë të kryme”

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 06:18
Deputeti Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje

Deputeti Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë në DPT te Fidani,  se opozita s’do të vijë në pushtet të paktën edhe 15 vjet të tjera.

Ai e ka kritikuar opozitën për mungesë të gatishmërisë për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare, që tha se janë në të mirë të qytetarëve.

Sipas tij, deputetët e opozitës po e dëmtojnë shtetin, për ta provuar pushtetin.

“Mundet me iu kushtu këtyre nesër. Duhet me kuptu që edhe këta mendojnë mas nja 10-15 vjete me u kthy në pushtet. Në fakt për 15 vjet e kanë të kryme. Mas 15 vjete duhet me kuptu se nesër ka me iu dashtë. Nuk bën me dëmtu shtetin, për shkak se po du me provu pushtetin. Kjo është logjika e tyre. Qe çfarë logjike kanë, ‘o kam me shku në zgjedhje o me kallë krejt Kosovën’”.

“Republika e Kosovës e ka edhe buxhetin e vet, veç është pengesë për arritjen e disa objektivave me ndërkombëtarë. Qy çka na bojnë këta, kauzën e parë PDK-ja e kanë pasë “na keni prishë me ndërkombëtarë”, duhet me shku në zgjedhje. Na shkojmë bojmë marrëveshje me ndërkombëtar, thonë jemi kundër. Oksimoron. Ku je t’u shku kështu? Nuk ban, është në dëm të qytetarëve”.

“Nuk sabotohet shteti për qefet dhe teket e individëve”, ka theksuar deputeti Dimal Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat