Deklarata e Granadës, “vendet që synojnë anëtarësimin në BE të shtojnë përpjekjet për reforma”

Aktuale

Deklarata e Granadës, “vendet që synojnë anëtarësimin në BE të shtojnë përpjekjet për reforma”

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 18:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian që janë mbledhur në Granada të Spanjës në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët.

Në këtë deklaratë theksohet se anëtarët aspirantë duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për reforma, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, në përputhje me natyrën e bazuar në merita të procesit të pranimit dhe me ndihmën e BE-së.

“Zgjerimi është një investim gjeo-strategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet. Ai është një shtytës për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale të qytetarëve evropianë, duke reduktuar pabarazitë ndërmjet vendeve dhe duhet të nxisë vlerat mbi të cilat është themeluar Bashkimi”, thuhet në deklaratë.

Tutje, në deklaratë thuhet se duke parë perspektivën e një unioni të mëtejshëm të zgjeruar, BE-ja dhe shtetet anëtare të ardhshme duhet të jenë gati.

“Anëtarët aspirantë duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për reforma, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, në përputhje me natyrën e bazuar në merita të procesit të pranimit dhe me ndihmën e BE-së”, thuhet tutje.

Sipas udhëheqësve të BE-së, unioni duhet të vendosë bazat dhe reformat e nevojshme të brendshme.

“Ne do të përcaktojmë ambiciet tona afatgjata dhe mënyrat për t’i arritur ato. Ne do të trajtojmë pyetjet kyçe që lidhen me prioritetet dhe politikat tona, si dhe me kapacitetin tonë për të vepruar. Kjo do ta bëjë BE-në më të fortë dhe do të rrisë sovranitetin evropian”, thuhet në fund të komunikatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat