“Termokosi” starton javën tjetër, nuk ka rritje të tarifave në fatura

Aktuale

“Termokosi” starton javën tjetër, nuk ka rritje të tarifave në fatura

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 17:57
Fisnik Osmani

Ndërmarrja “Termokos” i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e sezonit të ngrohjes me datën 15 tetor.

Drejtori i “Termokosit” Fisnik Osmani në një intervistë për Indeksonline, ka thënë se këtë vit “Termokos” e fillon sezonën më sfiduese që nga themelimi, pasi që ka pasur zgjerim masiv kohëve të fundit.

Po ashtu ai ka thënë se nuk kanë bërë kërkesë këtë vit për rritje të tarifave në fatura të ngrohjes.

Ndërsa ka pohuar se matja e shpenzimit të ngrohjes vazhdon të jetë në fazë testuese për 3 muaj apo gjatë gjithë sezonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat