Deputetja e AAK’së: E lëshuam seancën e Kuvendit, Kurti po fsheh dështimet e Qeverisë duke ikur nga përgjegjësitë

Aktuale

Deputetja e AAK’së: E lëshuam seancën e Kuvendit, Kurti po fsheh dështimet e Qeverisë duke ikur nga përgjegjësitë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve që nuk kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Me ç’rast, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka thënë se Kurti në këtë mënyrë po mundohet t’i fshehë dështimet e Qeverisë duke ikur nga përgjegjësitë.

“Në shenjë proteste sot lëshuam seancën e Kuvendit. Të detyruar sigurisht!

Është e turpshme që një kryeministër i kushtëzon deputetët e opozitës për mospërgjigje në pyetjet tona nëse nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Kryeministri dhe ministrat e tij e kanë obligim llogaridhënien dhe transparencën për qytetarët dhe nuk mund të fshihen me arsyetimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Mjaftë i mshefët dështimet tuaja duke ikur nga përgjegjësitë”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat