Nuk ka numra në Kuvend, përfundon seanca

Aktuale

Nuk ka numra në Kuvend, përfundon seanca

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 17:11
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e tri partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK-së nuk kanë marrë pjesë në vazhdimin e seancës plenare. Derisa deputetët e PDK-së dhe AAK-së nuk janë kthyer fare në seancë pas pauzës dy orëshe, deputetët e LDK-së lëshuan sallën e seancave plenare kur u konstatua se vetëm 53 deputetë janë nga mazhoranca.

I vetmi nga PDK-ja që u paraqit ishte deputeti Abelard Tahiri i cili njoftoi se s’do të marrin pjesë në punimet e kësaj seance për shkak të mosvotimit nga mazhorancës për rezolutën për mbështetjen e Policisë së Kosovës.

Tahiri: Ne refuzojmë të marrim pjesë në punimet e kësaj seance

“Meqenëse s’është votuar rezoluta për mbështetjen e Policisë së Kosovës në tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme, si grup parlamentar i PDK-së refuzojmë të marrin pjesë më tutje në punimet e kësaj seance. Konsiderojmë se sot për sot nuk ka gjë më të rëndësishme që të jemi bashkë për Policinë e Kosovës”, tha ai.

Më kritik ndaj ekzekutivit dhe mazhorancës u shpreh shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se të njëjtin nuk kanë numra për të qeverisur dhe miratuar ligjet edhe me shumicë të thjeshtë parlamentare.

Ai kërkoi një kompromis politik pasi tha se Kuvendi ka hyrë në një rrugë pa zgjidhje, ku qeveria s’ka numra në Kuvend, por as opozita s’i ka votat e nevojshme për ta rrëzuar ekzekutivit.

Madje ai i propozoi qeverisë të zgjeroi koalicionin qeverisës ose të shpërndahet Kuvendi.

Gashi Ju s’keni numra me qeverisë dhe ne s’kemi për t’iu rrëzuar, duhet një kompromis politik

“Ajo çka po shihet sot dhe në vazhdimësi janë dy të vërteta që duhet t’i themi haptazi. E vërteta është se ju nuk keni numra për me qeverisë dhe po ashtu e vërteta është se ne nuk kemi numra për me iu rrëzu. Prandaj duhet një kompromis politik për me dalë prej kësaj situate. Nëse një shumicë parlamentare për disa seanca me radhë nuk është në gjendje me kalu ligjet me shumicë të thjeshtë kjo nënkupton se ne duhet të jemi të përgjegjshëm institucionalisht, përgjegjshëm politikisht dhe të vetëdijshëm për barrën politike që e kemi. Ne duhet të ulemi të diskutojmë se si të shkohet përpara. Cila janë zgjidhjet e mundshme? Zgjidhja e parë gjithmonë janë zgjedhjet, zgjidhja e dytë është zgjerimi i koalicionit të juve që është çështje e juaj dhe zgjidhja e tretë është shpërndarja e Kuvendit. Nuk ka zgjidhje të tjera”, theksoi Gashi.

Pas lëshimit të sallës edhe nga deputetët e LDK-së, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbylli punimet e seancës plenare, derisa pati një porosi edhe për mazhorancën.

Konjufca: Kur të bëhen 61 deputetë mazhoranca, tregoni

“Ju liroj prej Kuvendit të Kosovës, kur të bëheni 61, tregoni”, tha ai.

Në rend të ditës për shqyrtim sot ishin disa projektligje, dy marrëveshje ndërkombëtare dhe zgjedhja e disa anëtarëve në institucione që mbikëqyren nga legjislativ

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat