Zyra e BE-së dhe EULEX-i thonë se gjyqësori duhet të jetë i lirë nga çdo presion politik

Aktuale

Zyra e BE-së dhe EULEX-i thonë se gjyqësori duhet të jetë i lirë nga çdo presion politik

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 16:38
Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka thënë se gjyqësori duhet të jetë i lirë nga çdo presion politik.

Kështu ka theksuar ai gjatë takimit me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ku është diskutuar për pavarësinë e gjyqësorit.

“Vura në dukje se jemi dëshmitarë të një tendence shqetësuese ku anëtarët e qeverisë kritikojnë vendimet e gjykatave, zhvillimin e hetimeve në vazhdim apo edhe prokurorët dhe gjyqtarët individualë”, ka shkruar ai në Twitter.

“Theksova se gjyqësori duhet të jetë i lirë nga presioni politik, për të mbështetur ndarjen e pushteteve dhe një sistem kontrollesh dhe balancash. Gjatë takimit rikonfirmova mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shtuar ai.

Postimin e tij në platformën X e ka shpërndarë edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

“Plotësisht pajtohem me ambasadoren e EUSR-së Szunyog: respektimi dhe garantimi i pavarësisë së gjyqësorit është në qendër të shtetit ligjor. Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo presion politik në ushtrimin e detyrës së tyre”, ka shkruar Barbano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat