​LVV kërkon nga vendet mike të Ballkanit Perëndimor të ndalin bashkëpunimin me Serbinë

Aktuale

​LVV kërkon nga vendet mike të Ballkanit Perëndimor të ndalin bashkëpunimin me Serbinë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:24
Dimal Basha

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga vendet mike të Ballkanit Perëndimor që të ndalin bashkëpunimin me Serbisë, vend i cili sipas tyre sponsorizon terroristët dhe synon destabilizimin e të gjithë rajonit.

Në seancën e Kuvendit, deputeti i LVV-së, Dimal Basha, në deklarimin jashtë rendit të ditës kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të marrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Përkitazi më këtë, nënvizoi nevojën për largimin e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

“Kërkojmë nga vendet mike të Ballkanit Perëndimor që të ndalin çfarëdo bashkëpunimi me një shtet që strehon dhe sponsorizon terrorist dhe që për synim ka destabilizimin e të gjithë rajonit. Nën dy kërkojmë nga Bashkimi Evropian që të heq të gjitha masat ndaj Kosovës duke pasur parasysh se s’ka asnjë arsyetim të vlefshëm për to, pasi vendi ynë ka pasur të drejtë rreth vlerësimit të rrezikut permanent nga grupet dhe bandat kriminale dhe qëllimit permanentit të errët të Serbisë në veriun e vendit. Kërkojmë po ashtu që bashkësia ndërkombëtare të marrë masa sanksionuese ndaj Serbisë duke marrë parasysh se ky shtet strehon dhe sponsorizon terrorist. Nën katër kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtrojë presion mbi shtetin e Serbisë që të ekstradojë të gjithë personat e përfshirë në këtë akt terrorist, duke filluar me kryeterroristin Milan Radojiçiq”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat