Parlamenti Evropian më 19 tetor voton rezolutën për raportet Kosovë-Serbi

Aktuale

Parlamenti Evropian më 19 tetor voton rezolutën për raportet Kosovë-Serbi

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Parlamenti Evropian do të votojë rezolutën për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë në seancën e dytë plenare të tetorit në Strasburg  më 19 tetor.

Debati për dokumentin rreth zhvillimeve të fundit në raportet Kosovë-Serbi u mbajt në seancën e së martës, një ditë pasi socialdemokratët nga Parlamenti Evropian kërkuan që debati të shndërrohet në rezolutë.

Në një debat të ashpër, deputetët kërkuan qetësimin e situatës dhe ndëshkimin e Serbisë pas agresionit në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Masat e propozuara ndaj Serbisë nisin nga pezullimi i takimeve në nivelin më të lartë, deri te pezullimi i plotë i financimit nga programi IPA3 dhe projektet e mëdha të infrastrukturës.

Draft teksti i Rezolutës do të publikohet ndërkohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat