Nurellari: Shqetësuese që nuk ka marrëdhënie të mirë mes Tiranës dhe Prishtinës

Aktuale

Nurellari: Shqetësuese që nuk ka marrëdhënie të mirë mes Tiranës dhe Prishtinës

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 20:59
Adri Nurellari

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, e vlerësoi shqetësuese mosbashkëpunimin intensiv mes Tiranës dhe Prishtinës.

Megjithatë, Nurellari thotë se marrëdhënia jo e mirë mes këto dy vendeve, përsëri ndikon më shumë mbi Qeverinë e Kosovës.

“Është shqetësuese që nuk ka një marrëdhënie të ngushtë dhe bashkëpunim intensive mes Tiranës dhe Prishtinës, do të duhej ta kishin. Më duket e pahijshme që të bëhen deklarata publike, përgjigje, kundërpërgjigje dhe kjo lë një shije të hidhur për raportin midis Tiranës dhe Prishtinës, e që do të duhej të riparohej.

Përgjegjësia është e dyanshme, por më së shumti rëndon mbi kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës, sepse interesi më i madh është tek ta. Kemi parë që sjellja arrogante e Kurtit nuk është vetëm ndaj Tiranës, por ndaj të gjithë akterëve. Nga ana tjetër, do të duhej që Tirana të ishte më e angazhuar për ta kuptuar më mirë realitetin”, deklaroi Nurellari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat