Mërgimtari nga Malisheva i shpëtoi vëlla e motër pasi u aksidentuan në autobusin ku humbën jetën 21 persona

Aktuale

Mërgimtari nga Malisheva i shpëtoi vëlla e motër pasi u aksidentuan në autobusin ku humbën jetën 21 persona

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 19:15
Bujar Buçaj

Italia është tronditur mbrëmë pas aksidentit tragjik që ndodhi në Venice, ku një autobus ra nga një mbikalim dhe për pasojë vdiqën 21 persona e rreth 15 tjerë kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e së hënës, në Venica ka edhe një protagonist Bujar Buçaj, mërgimtar nga komuna e Malishevës.

Bujari ka ndihmuar së paku dy të rinj vëlla e motër nga Ukraina duke i nxjerrë nga autobusi që kishte rëndë disa metra poshtë urës.

Mediat në Itali e kanë vlerësuar lart për këtë gjest.

“Unë kam qenë në punë përballë aksidentit. Posa e kam dëgjuar zhurmën e madhe, i kam kapërcy telat e stacionit trenit dhe kam vrapu neper shina të trenit. Kam mbërri në vend të ngjarjes.  Kur kam mbërritur aty, kam dëgjuar britma. Dy të rinj i kam ndihmu vëlla e motër të cilët kanë qenë të lënduar”, ka treguar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat