Skandalizon Edi Rama: Kosova është pikë e nxehtë, me kalimin e viteve veriu është bërë tokë e askujt

Aktuale

Skandalizon Edi Rama: Kosova është pikë e nxehtë, me kalimin e viteve veriu është bërë tokë e askujt

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 16:52
Edi Rama

Deklarata e Ramës është ndryshuar në artikullin e Financial Times. Tashmë është specifikuar se togfjalëshi "tokë e askujt" i referohet situatës në veri të Kosovës.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka dhënë një prononcim për gazetën e njohur britanike “Financial Times”, ku ka folur për situatën politike në Kosovë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Sipas Ramës, Kosova është "një pikë e nxehtë”. Për më shumë, në këtë prononcim, Rama ka përdorur edhe një togfjalësh të çuditshëm, duke iu referuar Kosovës si “tokë e askujt”. Çka tha Rama?

Në artikullin e Financial Times, Rama ka përsëritur kërkesën për rivendosë e kontrollit të veriut të Kosovës nga ana e NATO-s. Kryeministri shqiptar u ka bërë thirrje liderëve perëndimor për të zgjidhur “çmendurinë e pafund” ndërmjet vendeve të Ballkanit.

Image
Deklarata e Ramës në anglisht

“NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon, sipas kryeministrit të Shqipërisë”, shkruan FT.Rama e ka quajtur Kosovën si një pikë të nxehtë, duke shtuar se “me kalimin e viteve” Kosova është “bërë toka e askujt”.

"Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve veriu është bërë toka e askujt, ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur" – deklaroi Rama për Financial Times, transmeton Nacionale.

Situata në veri...

Ndonëse kanë kaluar mbi 11 ditë nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, situata e sigurisë në veri vazhdon të mbetet fragjile. Në lidhje me këtë temë, misioni i NATO-së në Kosovë, pra KFOR-i, tashmë ka marrë vendim për shtimin e numrit të trupave në Kosovë.

KFOR-i ka dhënë disa detaje për Klan Kosovën në lidhje me mobilizimin e trupave të KFOR-it pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

KFOR-i ka pasur edhe një vlerësim të situatës në veri, e cila, sipas këtij msioni, mbetet e paqëndrueshme.

“Situata e përgjithshme në Kosovë mbetet e paqëndrueshme dhe lehtë mund të përshkallëzohet”, thuhet në një përgjigje të KFOR-it për Klan Kosova.Në përgjigjen e tyre, KFOR-i ka treguar se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka autorizuar vendosje ne trupave shtesë në Kosovë, në mënyrë që të adresojë situatën aktuale në veri.

“Më 28 shtator, Këshilli i Atlantikut të Veriut autorizoi vendosjen e forcave shtesë, për të adresuar situatën aktuale. Trupat janë tërhequr nga rezerva strategjike e NATO-s për Ballkanin Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar po vendos rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit për t’iu bashkuar një kontingjenti prej 400 trupash të Mbretërisë së Bashkuar që tashmë gjenden në Kosovë, dhe përforcime të mëtejshme do të pasojnë nga aleatët e tjerë.” – shtohet në përgjigje.

Ndryshe, sot gjykata në Beograd ka vendosur të lirojë Milan Radojiçiqin, ish-nënkryetar i Listës Serbe, përkundër që e pranoi se e kishte organizuar sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ra në krye të detyrës një polic i Kosovës dhe u vran tre terrorist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat