Pozhari parashikon vrasjen e Radoiçiqit të “inskenuar” si vdekje aksidentale

Aktuale

Pozhari parashikon vrasjen e Radoiçiqit të “inskenuar” si vdekje aksidentale

Nga: M.L. Më: 4 tetor 2023 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Gjykata në Beograd e ka liruar terroristin Millan Radoiçiq nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje.

Sipas mediave serbe, atij i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Lirimi i Radoiçiqit mund ta ketë edhe një prapavijë sipas analistit Xhevdet Pozhari.

Në një positm në Facebook Pozhari shkruan se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk ka llogari që t’ia nxjerr të palarat, pasi atij i duhet heshtja.

Madje, Pozhari ka hamendësuar edhe për një inskenim të vdekjes së Radoiçiqit.

Postimi i plotë:

E paskan liru Radoiçiçin. Nuk ka hesap Vuçiqi me rreziku me ja nxjerrë të palarat. Atij i duhet heshtja.

Dimri afër. Shtohet numri i aksidenteve! Edhe Radoiçiçit mund t'i dështojnë frenat. Dhe, më pas Vuçiqi të del ta "vajtojë" - vdiq heroi ynë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat