Eurodeputetja holandeze: Vuçiq më vite në heshtje është lejuar ta minojë stabilitetin në rajon

Aktuale

Eurodeputetja holandeze: Vuçiq më vite në heshtje është lejuar ta minojë stabilitetin në rajon

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 21:47
Tineke Strik

Edhe Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Serbisë për sulmin terrorist në veri të Kosovës.

Para deputetëve të Parlamentit Evropian, Strik tha se Vuçiq më vite në heshtje është lejuar ta minojë stabilitetin në rajon.

Këtë shton ajo e bëjnë autokratët kur kanë mosndëshkueshmëri.

“Pasi këtu të çon strategjia e kënaqjes të cilin e aplikon Bashkimi Evropian. Me vite ne në heshtje kemi lejuar Vuçiqin ta minojë stabilitetin në rajon, të mbetet përkrahës i Kremlinit, t’i shkatërrojë të drejtat e minoriteteve në vendin e vetë. Ne e trajtojmë atë si mik, duke e nxitur të shkojë edhe më larg. Këtë bëjnë autokratët kur kanë mosndëshkueshmëri. Është dashur ta mësojmë mësimin me Putinin”, u shpreh ajo.

Eurodeputetja theksoi se pas ngjarjeve të fundit në veri, është koha që liderët e BE-së të zgjohen.

“Situata e sigurisë në Ballkan është mjaft e rrezikshme”, tha Strik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat