Këto ngjarje zhvillohen të martën në Kosovë

Aktuale

Këto ngjarje zhvillohen të martën në Kosovë

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Mblidhet Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese (Kuvendi i Kosovës, salla C203, 09:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione (Kuvendi i Kosovës, salla N302, 10:00)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon Konferencën për vaksinimin "Përfshirja e tri vaksinave të reja në kalendarin e vaksinimit" (Hotel Emerald, 10:00)

Grupi Parlamentar i AAK-së, organizon tryezë diskutimi për e sigurisë pas sulmeve terroriste në veri të vendit (Kuvendi i Kosovës, salla 506, 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport (Kuvendi i Kosovës, salla N204, 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022 (Kuvendi i Kosovës, salla N10, 11:00)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me Ambasadorin e Japonisë, Ryuta Mizuuchi do ta bëjnë përurimin e Parkut “Shinzo Abe” në lagjen “Arbëria” (përballë Ambasadës së Austrisë, 11:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim (Kuvendi i Kosovës, salla N302, 13:00)

Mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere (Kuvendi i Kosovës, salla C203, 13:30)

YIHR KS organizon diskutim publik për situatën në veri të Kosovës (Zyrat e YIHR, 16:00)

Ambasada Gjermane në Prishtinë organizon pritje me rastin e “Ditës së Bashkimit të Gjermanisë” (Klan Arena, 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat