Dëshmitari Dervishaj: Nuk e kam takuar e as njohur në luftë Pjetër Shalën

Aktuale

Dëshmitari Dervishaj: Nuk e kam takuar e as njohur në luftë Pjetër Shalën

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 15:45
Bedri Dervishaj

Dëshmitari i radhës në rastin e Pjetër Shalës, Bedri Dervishaj, ka thënë se nuk e ka njohur Shalën në kohën e luftës.

Këtë deklarim, Dervishaj e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Mohamed Hedi Aouini.

Dëshmitari tha se nuk ka takuar as njohur një person me emrin Pjetër Shala gjatë luftës dhe se as në Brigadën 128 nuk ka njohur ndonjë person me atë emër.

I pyetur se a ka dëgjuar gjatë luftës për nofkën “Ujku”, dëshmitari mohoi të ketë dëgjuar për këtë nofkë, por se për të kishte dëgjuar paslufte.

Sipas tij, me nofkën “Ujku” ka qenë një person, i cili ishte me Ramush Haradinajn.

Dëshmitari tha se për Pjetër Shalën ka dëgjuar përmes televizionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat