Çitaku: Serbia, luftën me Kosovën e ka humbur më 1999 – ajo e di çka sjellë përballja me NATO-n

Aktuale

Çitaku: Serbia, luftën me Kosovën e ka humbur më 1999 – ajo e di çka sjellë përballja me NATO-n

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 16:44
Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Serbia i ka dislokuar trupat ushtarake rrotull kufirit me Kosovën, duke thënë se shteti serb, luftën me Kosovën e ka humbur në vitin 1999.

Çitaku tha se Serbia e di çka sjellë përballja me NATO-n, teksa shtoi se Kosova duhet të përqendrohet në sfidat e vitit 2023.

“Përderisa Serbia dëshprimisht dhe pasuksesshëm po mundohet t’i rikthejë betejat e humbura në të kaluarën, ne si Kosovë duhet të përqendrohemi në sfidat e vitit 2023”.

“Konsolidimin e shtetësisë, fuqizimin e aleancave me SHBA dhe BE, Partneritetin për Paqe me NATO, mbrojtjen e minoriteteve”, shkroi Çitaku.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dje i kanë bërë thirrje që urgjentisht Serbia t’i tërheqë trupat e vendosura rrotull kufirit me Kosovën dhe t’i zbatojë obligimet që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat