Ish-zëdhënësi i NATO-s: Vuçiç të bashkëpunojë në hetimin mbi sulmin terrorist

Aktuale

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Vuçiç të bashkëpunojë në hetimin mbi sulmin terrorist

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 15:06
Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Ai tha se grupi kriminal nuk ka ardhur nga hiçi, por dikush i ka paguar dhe i ka armatosur. Ai tha se edhe pse Milan Radoiçi nuk është personi që ka në dorë shtetin e Kosovës, ai mund të ketë pasur lidhje me shërbimet e inteligjencës apo me paraushtarakët, të cilët mund të kenë ndihmuar financiarisht dhe me armatime, grupimin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës në afërsi të manastirit të Banjskës.

Shea tha se për këtë çështje duhet një hetim i hollësishëm nga ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se do të ishte mirë që presidenti i Serbisë Vuçiçi të bashkohej në hetime e të ndërmerrte veprime konkrete kundër grupeve kriminale që mund të jenë në Serbi.

“Unë shpresoj se presidenti Vuçiç do të bashkëpunoj në një hetim ndërkombëtar për të kuptuar se nga vinin këta 30 ushatarakët paramilitarë dhe nëse qeveria e Serbisë dhe shërbimet e inteligjencës, apo ushtria e Serbisë ishin të përfshira në financimin e një operacioni të tillë. Beogradi mund të marrë veprime që të mund të eliminoje këto grupe të caktuara dhe shpresoj se ky hetim do ta nxjerrë këtë gjë.

Mendoj se presidenti Vuçiç ka një mundësi të mirë për të treguar vullnetin e tij të mirë, për të marrë pjesë në një hetim të tillë dhe nëse ka prova se ka trupa paraushtarakë në Serbi që trafikojnë këto armatime, ai mund të marrë masa për të shkatërruar këtë organizatë. Megjithatë unë personalisht nuk besoj se Serbia do i bashkohet BE-së para se të notrmalizojë marrëdhëniet me Kosovë. Kjo sigurisht do të thotë njohje. Unë nuk e shikoj diçka të tillë”,-tha ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat