Arrestohet një serb për krime të luftës kundër popullsisë civile

Aktuale

Arrestohet një serb për krime të luftës kundër popullsisë civile

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një serb për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

Bëhet fjalë për personin me inicialet M.P me shtetësi të Kosovës dhe të Serbisë.

“Prokuroria Speciale njofton se ndaj të njëjtit është dorëzuar kallëzim penal me dyshimin se në shtator të vitit 1998, në Lagjen ‘’Hoqa Mahall’’ në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e tre (3) personave civil të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë”, ka njoftuar Prokuroria.

Me urdhër të prokurorit të çështjes, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, ndërsa do të dërgohet te gjyqtari i procedurës paraprake brenda afatit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat