Kurti: Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri

Aktuale

Kurti: Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 16:02
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se ndoshta Moska qëndron pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kurti këtë e ka thënë në një intervistë për mediumin boshnjak “istraga.ba”.

“Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Përndryshe, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist serb të dielën e kaluar në Banjskë, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat