Kurti për median zvicerane: Ideja e shkëmbimit të territoreve ekziston në disa koka, por ajo tashmë ka vdekur

Aktuale

Kurti për median zvicerane: Ideja e shkëmbimit të territoreve ekziston në disa koka, por ajo tashmë ka vdekur

Nga: Fitim Dika Më: 29 shtator 2023 Në ora: 11:24
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ndodhen në ballinë të medias më të madhe zvicerane Neue Zurcher Zeitung (NZZ.ch), ku krahas zhvillimeve të fundit në very ka folur edhe për bisedat që ka pasur me politikanët me origjinë shqiptare në Zvicër, përcjell Gazeta Bota sot.

Ndarja e Kosovës, ide që sjell konflikte të reja

Në pyetjen e gazetarit zviceran, nëse shkëmbimi i territoreve është akoma mundësi, pasi serbët nuk e njohin autoritetin e shtetit të Kosovës, Kurti përgjigjet:

“Problemet që i kemi në veri janë edhe pjesë e problemit të kësaj ideje, e cila ekziston në disa koka përreth, përkundër që kjo ide tashmë ka vdekur. Ky projekt erdhi në jetë nga administrata e mëhershme amerikane,” përcjell botasot.info.

Ideja e atëhershme e administratës së Donald Trump ishte luftuar edhe nga Zvicra, por tashmë qarkullimi i kësaj ideja zgjoi ndjenjën e shumë serbëve në veri që një ditë do zgjohen duke jetuar në një shtet tjetër.

“Kjo është problematike për integrimin,” e serbëve tha Kurti.

Ai poashtu thotë se Zvicra po organizon një dialog diskret në ndërmjetësimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fund Kurti tregon edhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës e Zvicrës, ku gjatë verës ka 27 fluturimë ne ditë mes këtyre dy vendeve, më shumë sesa ka autobusë mes qyteteve kryesore të Kosovës. Gjithashtu ai pret përkrahje nga shteti helvet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe organizatën Efta./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat