Kaq mililiona euro shpenzoi Kosova për Gjykatën Speciale, ja shtetet që kontribuojnë me shuma të majme

Aktuale

Kaq mililiona euro shpenzoi Kosova për Gjykatën Speciale, ja shtetet që kontribuojnë me shuma të majme

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 17:53
Gjykata Speciale

Për të funksionuar normal Gjykata Speciale padyshim nevojitet një buxhet i majmë, kuptohet nga komuniteti ndërkombëtar.

Po cilat vende janë financuesit dhe kontribuesve e saj, flasin zyrtarët nga Specialja.

Gjykata Speciale financohet nga vendet e Bashkimit Evropian, dhe shtetet e tjera kontribuese si: Amerika, Zvicra, Turqia, Kanadaja, Norvegjia etj.

Deri më tani, në 7 vjetët e fundit, për Gjykatën Speciale janë shpenzuar mbi 275 milionë euro, përfshirë edhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Sa i përket buxhetit aktual, për periudhën dyvjeçare nga 15 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025, BE ka miratuar financimin e një buxheti prej 106,810,000 euro…” kanë deklaruar sot zyrtarët e KSK për gazetën zvicerane Le Canton27.ch

Përveç kësaj, Zvicra ka financuar aktivitetet e KSC në Kosovë që nga viti 2018. Aktualisht, financohet përmes një granti dyvjeçar nga Zvicra prej 147,000 Euro që mbulon vitet 2022 dhe 2023.

Shtetet e Bashkuara kontribuojnë në KSK edhe përmes dërgimit të stafit në institucione. Kurse Rusia dhe Serbia nuk kontribuojnë fare në buxhetin e KSK-së.

Derisa Komuniteti ndërkombetar financon Gjykaten Speciale me miliona euro, qeveria e Kosivës deri tash ka dhuruar mbi 500 milionë euro për t’i shpëtuar ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen për krime në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat