Shkarkohet anëtari i KPK-së Agron Beka

Aktuale

Shkarkohet anëtari i KPK-së Agron Beka

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 17:41
Agron Beka

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës e ka shkarkuar anëtarin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agron Beka.

Lajmin e ka bërë të ditur KPK-së, ku përmes një komunikate për medie thuhet se ky institucion e ka pranuar me shqetësim informacionin se është miratuar rekomandimi i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës për inicimin e shkarkimit të anëtarit të KPK-së, Agron Beka.

KPK-ja ka thirrur nesër (e premte) një takim të jashtëzakonshëm të anëtarëve të Këshillit Prokurorial, në të cilin do të diskutohet lidhur me këtë çështje.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)-së, njofton opinionin publik se ka pranuar me shqetësim të thellë informacionin se është miratuar rekomandimi i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës për inicimin e shkarkimit të anëtarit të KPK-së, Agron Beka, që vije nga radhët e fakulteteve juridike.

KPK-ja ka thirrur nesër një takim të jashtëzakonshëm të anëtarëve të Këshillit Prokurorial, në të cilin do të diskutohet lidhur me këtë çështje.

Pas këtij, takimi, opinioni publik do të njoftohet me qëndrimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, thuhet në komunikatën e KPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat