Katër ditë pas sulmit terrorist, pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë ende të mbyllura

Aktuale

Katër ditë pas sulmit terrorist, pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë ende të mbyllura

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 18:04
Ilustrim

Katër ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë po vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Dy pikat kufitare u mbyllën të dielën.

Kjo ndodhi pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku dhe tensionimit të situatës në veri të vendit.

Kujtojmë se përveç rreshterit Afrim Bunjaku, të vrarë mbeten edhe katër terroristë serbë nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat