Miftaraj: AKI-ja është dashur të ketë informata për grupin në veri, Presidenca e Kryeministria ta vlerësojnë situatën

Aktuale

Miftaraj: AKI-ja është dashur të ketë informata për grupin në veri, Presidenca e Kryeministria ta vlerësojnë situatën

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:16
Ehat Miftaraj

Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, tha për eo se nëse Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) nuk ka pasur informacione mbi sulmin e së dielës në veri të Kosovës, atëherë kjo është dështim i këtij institucioni.

Sipas tij, presidenca dhe kryeministria do të duhej ta bënin një vlerësim të situatës.

“Jemi në një fazë ku janë ditë e para mbas aksionit, unë jam i sigurt që institucionet e Republikës së Kosovës, me theks të veçantë presidenca dhe kryeministria do të duhej që të vej një vlerësim të situatës, nëse AKI-a ka pasur dhe nëse i ka ndarë këto informata me grupet e caktuara në Kosovë, me theks të veçantë Policinë dhe institucionet tjera të sigurisë dhe nëse ky informacion nuk ka ardhur prej AKI-së atëherë kjo mund të konsiderohet si dështim i këtij institucioni, i cili nuk ka mundur të parapri ose të ketë informacion se mund të ndodh një gjë e tillë, po flasim për një armatim masiv, i cili ka hyr në territorin e Republikës së Kosovës”.

Ai tha se institucionet e inteligjencës do të duhej të kishin informacione rreth asaj që ndodh në Kosovë dhe kjo çështje duhet të ngrihet në nivel institucional për të kuptuar edhe dështimet, por edhe të merret mësim.

Po flasim për një grup i cili ka qenë së paku, prej 30 personave dhe sigurisht që institucionet e inteligjencës në Kosovë do të duhet të kishin informata se çka ndodh në territorin e Republikës së Kosovës, unë besoj që në ditët në vazhdim , në javët në vazhdim do të duhej që kjo çështje të ngrihej në nivel institucional për të kuptuar edhe dështimet por edhe përvojat, mësimet që mund të marrim nga raste të tilla”.

Miftaraj shtoi se institucionet e Kosovës do të duhej të shkëmbenin informacione, të bënin takime me të institucionet ndërkombëtare që veprojnë në atë pjesë nëse ka pasur një informacion të tillë dhe nëse është ndarë me kosovarët.

E para, në çdo shtet edhe Kosova i ka agjencitë e inteligjencës, që është Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, por edhe inteligjenca brenda policisë së Kosovës, dhe qëllimi kryesor i këtyre institucioneve është që në popull, në publik, të mbledh, të marr informacione të cilat sigurisht nuk mund të kuptohen nga organe të tjera të shtetit, të gjitha këto informata duhet të përpunohen, të analizohen për të ardhur deri në një konkluzion i cili mund të iu shërbej pastaj institucioneve të drejtësisë por edhe institucioneve tjera për të parandaluar apo për të luftuar dukuritë që cenojnë rendin kushtetues, juridik në Republikën e Kosovës”

Ne e dimë që veriu i Kosovës është në një gjendje tjetër, ku kemi KFOR-in, kemi EULEX-in, kemi një pjesë të personave të cilët fatkeqësitë janë të ndikuar nga strukturat serbe nga strukturat e sigurisë, janë të frikësuar dhe është e kuptueshme që AKI nuk mund ta ushtroj mandatin e saj në çdo pjesë të vendit, por kur flasim për një armatim të tillë, kur flasim për një numër kaq të madh të personave të përfshirë do të duhej që AKI të kish informacione të tilla, institucionet e Kosovës do të duhej të shkëmbenin informata po edhe takime me KFOR-in dhe të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare që veprojnë në atë pjesë nëse ka pasur një informacion i tillë dhe nëse është ndarë me kohë në institucionet e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat