Serbia u reshtua krah grupeve kriminale, Haradinaj kërkon hetim ndërkomëtar për sulmin terrorist në veri

Aktuale

Serbia u reshtua krah grupeve kriminale, Haradinaj kërkon hetim ndërkomëtar për sulmin terrorist në veri

Nga: M.L. Më: 26 shtator 2023 Në ora: 15:09
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar hetim ndërkombëtar lifhur me sulmin terrorist mbi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë.

Në një postim në Facebook Haradinaj ka shkruar se ky hetim duhet të bëhet për shkak të përfshirjes së drejtpërdrejt të Serbisë së sulmet e armartosura të grupeve kriminale në veri.

Ai e konsideron shqetësues rreshtimin e qeverisë së Serbisë krah grupeve kriminale.

Postimi i plotë:

Situata e krijuar si rezultat i përfshirjes së drejtpërdrejt të Serbisë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri, kërkon hetim ndërkombëtar!

Ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd. Reagimi i Policisë së Kosovës është përmbushje e detyrës për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë dhe rreshtimi i saj krah grupeve kriminale e paraushtarake, është tejet shqetësues në këtë situatë dhe është sinjal i qartë se shteti i Serbisë është përfshirë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri.

Prandaj në një situatë të tillë është i domosdoshem një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenaret e destabilizimit të situatës jo vetëm në Kosovë, por në giithë rajonin e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat