Dështon mbledhja e Komisionit për Siguri – Ministri i Mbrojtjes ka kërkuar shtyrjen e raportimit

Aktuale

Dështon mbledhja e Komisionit për Siguri – Ministri i Mbrojtjes ka kërkuar shtyrjen e raportimit

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka dështuar që të mbahet Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në të cilën është paraparë që të raportoj ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kjo pas mungesë së tij në këtë Komision.

Kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, tha se dje ka pranuar një e-mail nga ministri që nuk do të mund të merr pjesë në këtë Komision dhe i njëjti ka kërkuar që raportimin e tij ta shtynë për ndonjë ditë tjetër.

Berisha tha se i ka kthyer ministrit e-mail duke i kërkuar që të mos shtyhet raportimi i tij, pasi sipas tij, ministri Maqedonci nuk ka lidhje me situatën e krijuar së fundi.

Ai po ashtu pati kritika edhe për anëtaret e pozitës të cilët nuk janë duke marr pjesë në këtë Komision.

“Dhe kam marrë një e-mail nga ministri i Mbrojtjes që duhet të shtyhet kjo mbledhje. Por unë kam kërkua mos me u shtyrë”.

Ministri i FSK-së nuk duhet të përfshihet në ngjarjet e fundit në vend. Ai duhet të jetë prezent këtu po ashtu edhe deputet e pushteti nuk marrin pjesë në Komision. Si parti nuk po e respektoj komisioni e mbrojtjes dhe sigurisë. Pasi që nuk ka kuorum i lus mediet që të dalin jashtë dhe ne të bëjmë një konsultim me këta deputet, pas konsultimit do të flasim për media”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat