Kuvendi i Kosovës nënshkruan tender gati 100 mijë euro për bileta avioni

Aktuale

Kuvendi i Kosovës nënshkruan tender gati 100 mijë euro për bileta avioni

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë gati 100 mijë euro për blerje të biletave.

Bazuar në njoftimin për nënshkrim të kontratës të publikuar në e-Prokurim, për këtë qëllim janë ndarë saktësisht 97 mijë e 502 euro. Kompania që e ka fituar këtë tender është “AS Travel Club”.

“Shërbime të udhëtimit me aeroplan (bileta) për nevojat e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Relacionet nuk mund të definohen paraprakisht”, thuhet në njoftim.

Kontrata për këtë tender është nënshkruar më 21 shtator 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat