Edhe një polic i Kosovës kërkoi ndihmë spitalore sonte, kishte copa predhash në abdomen

Aktuale

Edhe një polic i Kosovës kërkoi ndihmë spitalore sonte, kishte copa predhash në abdomen

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 21:50
Luljeta Zhubi

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi ka thënë se në orët e mbrëmjes edhe një pjesëtarë i policisë së Kosovës ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas saj ai kishte copa predhash në abdomen, të cilat i janë larguar me operacion.

Zhubi tutje bëri të ditur se polici është jashtë rrezikut për jetë.

“Në orët e mbrëmjes ka ardhë edhe një pjesëtar i policisë me copa të predhave në pjesën e abdomenit dhe është ndalur në spitalin tonë dhe posa është kryer ndërhyrja operative ndaj tij dhe operacioni është kryer me sukses, janë larguar ato copat e predhave”.

“Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Edhe dy të tjerë kanë qenë poashtu me lëndime të lehta dhe pas marrjes së terapisë dhe ndihmës së parë janë liruar për kujdes shtëpiak”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat