Kurti: Rrugën që e ndriti Afrim Bunjaku do ta vazhdojmë pa kompromis

Aktuale

Kurti: Rrugën që e ndriti Afrim Bunjaku do ta vazhdojmë pa kompromis

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 19:23
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar për ngushëllime te familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë në Veriun e Kosovës, të dielën.

Kurti është zotuar që rrugën që Bunjaku e ngriti do ta vazhdojnë pa kompromis.

”Pikëllimi është i thellë, dhimbja është e madhe, pore dhe krenaria është e jashtëzakonshme për guximin dhe sakrificë e Afrimit. Në betejën e Kosovës për rend dhe ligj dhe kushtetutshmëri, për siguri dhe për paqe, për të drejta dhe liri për të gjithë kundër kriminelëve dhe terroristëve të mbështetur politikisht, financiarisht, logjistikisht  nga Serbia do të ngadhënjejë Republika e pavarur e Kosovës”, ka thënë Kurti.

“Lavdi Afrim Bunjakut dhe të gjithë ne zotohemi që rrugën që ai e ndriti me punën e angazhimin, sakrificën e flijimin do ta vazhdojmë pa kompromis”, ka deklaruar ai.

Gjendja në Veriun e Kosovës vazhdo të mbetet e tensionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat