Trajkoviq: A po pret shteti i Serbisë të nisë lufta në Kosovë për të reaguar?

Aktuale

Trajkoviq: A po pret shteti i Serbisë të nisë lufta në Kosovë për të reaguar?

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 18:29
Rada Trajkoviq

Politikanja serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka kërkuar reagim nga Serbia për ngjarjet e sotme në veri pas vrasjes së policit dhe plagosjes së një tjetri.

“A po pret Shteti i Serbisë dhe e tërë elita politike serbe (përfshirë edhe opozitën) që në Kosovë të nisë lufta për të reaguar?

Deklarimi i presidentit vetëm në orën 20:00. Në çka po ju ngjason kjo? Kush punon në deeskalim dhe kërkon ndalje të të shtënave?

Jozyrtarisht, disa sulmues janë vrarë”, shkroi Trajkoviq në X, ish-platforma Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat