Varheyli: Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë, ngushëllime familjes së policit të vrarë

Aktuale

Varheyli: Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë, ngushëllime familjes së policit të vrarë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 15:33
Gjendja ne Veri

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër u plagos.

“Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë.

I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të Kosovës që vdiq sot në mëngjes dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve”.

“Mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, deklaroi Varhelyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat