Zv-drejtori i Policisë: Po vazhdon të ketë shkëmbim zjarri në Veri

Aktuale

Zv-drejtori i Policisë: Po vazhdon të ketë shkëmbim zjarri në Veri

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 12:51
Hoti

Fehmi Hoti, zv-drejtor i Policisë së Kosovës, ka thënë se në Veri të Kosovës po vazhdon të ketë shkëmbim zjarri.

Ai ka thënë se nuk ka informacione nëse ka të vrarë nga pala tjetër.

"Deri më tani që kemi informacione zyrtare është një të vrarë dhe dy kolegë që njëri është i lënduar tjetri i plagosur. Nuk ka informacione nga pala tjetër. Momentin që po flasim ka ende shkëmbim zjarri”, ka thënë Hoti.

Ky sulm është cilësuar si terrorist, ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar edhe fotografi të këtyre grupeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat