Vrasja e policit në veri, Berisha: Duhet të mobilizohemi të gjithë ta menaxhojmë situatën

Aktuale

Vrasja e policit në veri, Berisha: Duhet të mobilizohemi të gjithë ta menaxhojmë situatën

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 11:24
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka reaguar ndaj sulmit të Policisë së Kosovës, ku një polic është vrarë e një tjetër ka mbetur i plagosur, sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Berisha, thotë se nëse qeveria nuk është e përgatitur të përballet me këtë situatë, duhet të mobilizohen të gjithë në mënyrë që të krijohen mekanizma që të tejkalohet e të menaxhohet kjo situatë.

“Kryeministri shpresoj ta ketë kryer fushatën në Zvicër dhe të kthehet të mobilizojë të gjitha kapacitetet e forcave dhe logjistikën ta mbështesë njësinë në realizimin e detyrave. Unë mendoj se nëse qeveria nuk është e përgatitur të përballet me këtë situatë, patriotet edhe nga kampi qeverisës dhe gjithë aspekti pozitar dhe opozitar duhet të mobilizohen që të krijohet një qeveri tranzicore dhe ta tejkalojmë e ta menaxhojmë mirë këtë krizë”, tha Berisha në edicionin special për situatën në veri.

Berisha, thotë se sot nuk mund të flitet për dialog.

“Sot nuk mund të flitet për dialog, sepse kemi të bëjmë me një situatë ku të gjithë duhet të mobilizohemi për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit, për sigurinë dhe jetën e qytetarëve tanë dhe për t’i mbështetur me të gjitha kapacitetet që t’i përmbushin detyrimet që ia kërkon ligji dhe kushtetua në atë pjesë të territorit”, deklaroi ai.

Sipas tij, nëse KFOR nuk mobilizohet në veri, shkel rezolutën 12 44.

“Nëse KFOR-i nuk i ndërmerr këto veprime e shkel rezolutën 12 44 dhe mandatin që e jep Këshilli i Sigurimit i Kombeve të bashkuara”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat