Molliqaj pas vrasjes së policit: Këto tensione ku po rrezikohet edhe jeta e njerëzve duhet të ndërpriten menjëherë

Aktuale

Molliqaj pas vrasjes së policit: Këto tensione ku po rrezikohet edhe jeta e njerëzve duhet të ndërpriten menjëherë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 10:51
Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas vrasjes së zyrtarit policor në veri.

Molliqaj tha se ky është sulm ndaj sovranitetit të Kosovës.

Përgjegjësitë duhet të dalin para drejtësisë, tha Molliqaj.

“Vrasja e policit, Afrim Bunjaku, nga bandat kriminale serbe është sulm ndaj sovranitetit të Kosovës. Këtë akt kriminal e dënojmë ashpër dhe përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

Në këtë rast i shpreh ngushëllimet e mia dhe të PSD-së familjes Bunjaku për humbjen e më të dashurit të tyre. Gjithashtu policit të lënduar dhe atij të plagosur i dëshirojmë shërim të shpejtë.

Këto tensione ku po rrezikohet edhe jeta e njerëzve duhet të ndërpriten menjëherë. Paqja është e domosdoshme dhe duhet të punohet në këtë drejtim”, thuhet në postimin e Molliqajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat