Një muaj paraburgim për tre serbët e dyshuar për krime lufte

Aktuale

Një muaj paraburgim për tre serbët e dyshuar për krime lufte

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Sepeciale, u ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj për tre serbët e arrestuar nën dyshimet për krime lufte në Kosovë.

Lajmin për KP e ka konfirmuar me telefon zyrtarja për Informim Publik në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Prokuroria Speciale e Kosovës dje ka njoftuar se tre serbët dyshohen për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

Sa i përket arrestimeve të tre serbëve të arrestuar për krime lufte në Kosovë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se po ndjekin me vëmendje rastin dhe se nëse do të jetë e nevojshme do të reagojnë publikisht. Derisa theksoi se nuk janë duke vënë në dyshim asgjë, vetëm se po komunikojnë për të pasur ‘një pasqyrë’ të pastër të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat