Muharremaj: Jemi gati për stadiumin, presim zyrtarët e ministrisë për procedurat tjera

Aktuale

Muharremaj: Jemi gati për stadiumin, presim zyrtarët e ministrisë për procedurat tjera

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 17:52
Stadiumi

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë që ata janë të gatshëm për ndërtimin e stadiumit.

“Ne jemi gati me detyrat tona si komunë për stadiumin”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

“Sipas asaj që u deklarua në fundmi nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Çeku, se komuna duhet ta ketë projektin dhe lokacionin, siq theksuam edhe para disa ditëve ne u angazhuam seriozisht”.

“Ekziston lokacioni si parcelë katastrale, në sipërfaqen 16 hektarë, ku është i miratuar në PZHK dhe HZK”.

“Po ashtu e kemi edhe projektin ideor të stadiumit të qytetit – kategoria 4 me kapacitet rreth 17 mijë ulëse”.

Muharremaj tha se i mirëpresin zyrtarët për të vazhduar me procedurat tjera pas këtyre që i kishte listuar.

“Ne i mirëpresim zyrtarët nga ministria në fjalë për të vazhduar me procedurat tjera”.

“Natyrisht sonte presim fitoren e klubit “ FC Ballkani”, ku bashkë besoj se do të festojmë në Sheshin e Qytetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat