Mimoza Kusari-Lila përplaset me opozitën në Kuvend: A po doni zgjedhje, a s’po doni

Aktuale

Mimoza Kusari-Lila përplaset me opozitën në Kuvend: A po doni zgjedhje, a s’po doni

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 14:11
Shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila është përplasur sot në Kuvend me deputetët e partive opozitare të cilët po kërkojnë themelimin e komisionit hetimor për çështjen e rezervave shtetërore.

Kusari-Lila ka akuzuar opozitën se po dëshirojnë të bëhen hetues, e në anën tjetër nuk po e bëjnë punën e tyre në Kuvend, duke mos marrë pjesë siç tha ajo në asnjë proces të votimit.

“Deri më tani e dëgjuam shefin e grupit më të madh opozitar në Kuvend duke thënë se nuk ka kuptim të votohet asgjë në Kuvend për shkak se duhet të shkojmë në zgjedhje.

A po doni zgjedhje, a s’po doni zgjedhje. A po doni 6 muaj të bëhemi veç hetues”. Dy nga tri grupet parlamentare nuk marrin pjesë në votime për shkak se dojnë zgjedhje, e në anën tjetër kërkojnë hetim parlamentar me periudhë 6 mujore”, tha Kusari Lila.

Gjatë ditës së sotme, ka dështuar të votohet marrëveshja ndërkombëtare për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Kjo për shkak të mungesës së kuorumit.

Nga Partia Demokratike e Kosovës paraprakisht kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në votimin e kësaj marrëveshje.

Sipas PDK-së, meqenëse shteti i Kosovës vazhdon të jetë nën sanksione nga Bashkimi Evropian, një marrëveshje e tillë nuk do të mund të realizohet, si u votua, si nuk u votua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat