Haxhiu: Qeveria po i mbron hajnat

Aktuale

Haxhiu: Qeveria po i mbron hajnat

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 13:57
Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti se po i mbron hajnat.

Sipas tij, Qeveria është duke i mbrojtur të gjithë të dyshuarit për korrupsion.

“A është rastësi që Albin Kurti po i mbron të gjithë të dyshuarit për korrupsion, se kështu nuk ka fol kur ka qenë në opozitë.

Po e mbron Martin Berishajn, po e mbron Nagipin, po e mbroni edhe ju Nagipin, hallall ju koftë. Qashtu duhet, se për qita e keni marrë mandatin, me i mbrojt hajnat.

Po e mbroni tash edhe Ridvan Muharremin, edhe Rozetën edhe krejt të dyshuarit tjerë të dyshuar për korrupsion”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat