“Boll u çaraveshët qaty”, Arben Gashi nervozohet me ministrat e Qeverisë gjatë fjalimit në Kuvend

Aktuale

“Boll u çaraveshët qaty”, Arben Gashi nervozohet me ministrat e Qeverisë gjatë fjalimit në Kuvend

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 13:23
Arben Gashi

Partitë opozitare kanë kërkuar themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Në emër të tri partive opozitare, deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka paraqitur para Kuvendit propozimin për themelimin e këtij Komisioni.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, tha se kërkojnë hetim të thellë në lidhje me keqpërdorimet e mundshme me rezervat shtetërore.

Por ndërkohë që rendiste arsyet për një kërkesë të tillë, u përplas me ministrat e Qeverisë Kurti që ndodheshin në sallë.

“Boll u qaravesht qatu, se jemi duke folë për një çështje të rëndësishme”, tha ai duke iu drejtuar ministrave të pranishëm në sallë.

Seanca e Kuvendit është duke vazhduar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat