Haradinaj: Ushtria e Kosovës ka kapacitete që bashkë me NATO-n ta bëjë dhe ruajë paqen kudo në botë

Aktuale

Haradinaj: Ushtria e Kosovës ka kapacitete që bashkë me NATO-n ta bëjë dhe ruajë paqen kudo në botë

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 12:59
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK në Ditën Ndërkombtare të Paqes ka thënë se paqja dhe garantimi i saj janë sukses i përbashkët i popullit të Kosovës dhe shteteve demokratike të botës.

“Ne duam të jemi pjesë aktive, bashkë me NATO-n, në bërjen dhe mbajtjen e paqes kudo nëpër botë”, tha Haradinaj.

Tutje ai tha se Ushtria e Kosovës ka kapacitete profesionale.

“Populli ynë me krenari mbështet mundësinë që ushtarët e Kosovës të ndihmojnë paqen në botë”, shtoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat