Kamberi: Serbia të marrë shembull Kosovën për trajtimin e pakicave

Aktuale

Kamberi: Serbia të marrë shembull Kosovën për trajtimin e pakicave

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 18:04
Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar trajtimin e pakicave nacionale, procesin e përfaqësimit të tyre në këtë parlament dhe sistemin zgjedhor atje.

“Për dallim nga shtetet e rajonit, në të cilat përfaqësimi i pakicave në parlament bëhet me vendet e garantuara, sistemi aktual zgjedhor e bën Serbinë shtet etnocentrik, me serbët në qendër dhe ne tjerët (barbarët) në periferi”, ka thënë Kamberi.

Sipas tij, ndër indikatorët më të rëndësishëm të demokracisë në një shtet është edhe mënyra e trajtimit të pakicave nacionale. Prandaj edhe pjesëmarrjes së pakicave nacionale në procesin e marrjes së vendimeve politike prej nivelit lokal të ai qendror, është temë të cilës institucionet ndërkombëtare i kanë kushtuar rëndësi.

“Pjesëmarrja efektive e pakicave nacionale në jetën publike, është pjesa më qenësore e një shoqërie demokratike dhe paqësorë” thuhet në Sugjerimet nga Lunfi, të Komesarit të lartë të OSBE-së, për pakicat nacionale. Ndërsa  rekomandimet e Lubjanës, të të njëjtit institucion flasin për domosdoshmërinë që me “legjislacion të brendshëm duhet të pranohet e kultivohet diversiteti i një shoqërie”, shkruan Kamberi, në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat