​Nëna e tre vjeçarit në Fushë Kosovë: Drejtësia vlen

Aktuale

​Nëna e tre vjeçarit në Fushë Kosovë: Drejtësia vlen

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 13:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Derisa edukatorët e çerdhes së Fushë Kosovës, ende po qëndrojnë në stacionin policor, pasi dyshohen për dhunë ndaj tre vjeçarit, dëshminë e saj, e ka dhënë edhe nëna e fëmijë.

Fitore Geci tha se është shumë e stresuar me atë çka i ka ndodh fëmijë së saj.

Geci: Drejtësia vlen

"Jam mami. Sapo e përfundova deklaratën time në Polici, jam shumë e stresuar emocionalisht. Drejtësia vlen", tha ajo.

Kurse, avokati i familjes Geci, Nasuf Hasani tha se veprimet e punëtoreve të kopshtit kanë qenë shumë të vrazhda dhe me këtë kanë kryer vepër penale.

Hasani: Punëtoret e kopshtit kanë kryer vepër penale

"Siç është parë edhe në videot e postuara pa as një mëdyshje se punëtoret e kopshtit kanë kryer vepër penale. Përveç që kanë kryer vepër penale konsideroj që është dashtë ta denoncojnë këtë rast edhe përkundër asaj që drejtoria e kopshtit ka qenë konstruktive në këtë rast. Përkundër asaj që Komuna e Fushë Kosovës paralajmëroj që do të marrin vendim për punonjësit. Vetë veprimet e punonjësve të kopshtit kanë qenë veprime shumë të vrazhda duke e pasur parasysh kategorinë e personave të ndishëm që janë fëmijët. Ne presim nga organet kompetente, përkatësisht Prokuroria të veproj sipas procedurave në fuqi”, tha ai.

Ai ka folur edhe për edukatorët

Hasani: Punëtoret i kanë kryer tri vepra penale

Sa e shikuam ne, janë marrë në intervistë, akoma qëndrojnë këtu në stacionin policor. Në bazë të informacioneve që kemi, provat të cilat i kanë grumbulluar tash duhet t'i dërgojnë në Prokurori dhe prokurori vendos për kufizimin e veprës penale. Për ne nuk është kontestuese, së paku mendojmë që i kanë bërë tre vepra penale dhe në bazë të provave, përkatësisht videot, pa asnjë mëdyshje kanë kryer vepër penale”, tha ai.

Sipas tij, fëmija tregon se ka qenë edhe i izoluar prej fëmijëve të tjerë për shkak të hiperaktivitetit të tij që e ka.

Hasani: Fëmija ka trauma

Fëmija ka trauma, sa i përket çerdhes është e pa mundur të vendosin me dërguar. Kur të qetësohet situata, fëmija tregon se ka qenë edhe i izoluar prej fëmijëve të tjerë për shkak të hiperaktivitetit të tij që e ka. Nuk kanë qenë veprimet e duhura që të izolohet fëmija nga bashkëmoshatarët e tij. Edhe gjatë natës siç thekson nëna është me trauma, zgjohet natën, nuk do me ia rikujtu bisedat që i kanë pasur rreth kopshtit. Është në gjendje jashtëzakonisht të keqe. Konsideroj që sipas punëtorëve social tashmë e ka të detyrueshme që t’i nënshtrohet një trajtimi psikologjik për fëmijë sepse është në një gjendje jashtëzakonisht të keqe. Dhe jo vetëm fëmija por edhe gjithë rrethi familjarë”, tha ai, duke shtuar se drejtoresha e kopshtit ka qenë konstruktive dhe për asnjë moment nuk ka pasur tendencë që të amnistojë dikush nga veprimet..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat