“Let’s Do It” pastron Badovcin, vullnetarët largojnë 150 thasë mbeturina

Aktuale

“Let’s Do It” pastron Badovcin, vullnetarët largojnë 150 thasë mbeturina

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 17:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, ekipi i Let’s Do It Kosova ka ndërmarrë aksione konkrete për pastrimin e mjedisit në vendin tonë.

Në fokus të aktiviteteve të tyre ishte pastrimi i Liqenit të Badovcit, ku me ndihmën e dhjetëra aktivistëve dhe vullnetarëve, u larguan mbi 150 thasë mbeturina.

Sipas organizatës, ky ishte vetëm një nga aksionet që janë organizuar në të gjithë Kosovën gjatë këtyre dy ditëve, ku mijëra vullnetarë, përfshirë nxënësit e shumë shkollave dhe mbështetjen e komunave vendore, kanë dhënë kontributin e tyre për një mjedis më të pastër.

Let’s Do It-Ta Pastrojmë Kosovën kërkon për një angazhim më të madh nga institucionet vendore dhe qytetarët e Kosovës për të mbështetur dhe vazhduar këto nisma mjedisore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat